-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

U tha që u shkarkua bashkë me Uk Lushin nga Kongresi Pan-Shqiptar Amerikan, reagon Baraliu

Rekomandime

Analisti nga Amerika, Bleron Baraliu pjesë e Bordi Themelues të Kongresit Pan-Shqiptar Amerikan, ka sqaruar për publikun se lajmi i botuar me heret për të dhe Uk Lushin ku thuhet se janë shkarkuar nga ky kongres është i pavërtetë.

- Advertisement -

Baraliu ka thënë se vetëm Kuvendi apo Bordi Themelues kanë të drejtë dhe fuqi ligjore të shkarkojnë një drejtor.\

Ndërsa ka demantuar, siç i ka quajtura ai klanin Ceka-Vulaj, të cilët në një mbledhje të organizuar në Zoom, ku nuk kanë pasur ka pasur as legjitimitet dhe as kuorum për të përjashtuar dikë apo shkarkuar.

Sqarim demantues për media dhe publikun nga Kongresi Pan-Shqiptar Amerikan (KPA)

- Advertisement -

Lajmi i Klanit Bruno Ceka-Martin Vulaj, i botuar pa verifikim në disa media joprofesionale shqipe, se gjoja Kongresi Pan-Shqiptar ka shkarkuar drejtorët Bleron Baraliun dhe Uk Lushin është i rremë. Së pari, vetëm Kuvendi apo Bordi Themelues kanë të drejtë dhe fuqi ligjore të shkarkojnë një drejtor. Kjo e drejtë garantohet nga Ligjet e shtetit Delaware ku organizata është regjistruar nga Bordi Themelues. Bordi Provizional e madje as Bordit i Përhershëm nuk kanë asnjë bazë ligjore për të shkarkuar apo përjashtuar askënd nga Kongresi Pan-Shqiptar Amerikan. Së dyti, mbledhja e organizuar në Zoom nga Klani Ceka-Vulaj nuk ka pasur as legjitimitet dhe as kuorum. Në atë takim privat kanë marrë pjesë vetëm 4 drejtorë provizionalë (Vullnet Dërvishi, Gëzim Rushiti, Pranvera Selenica dhe Dr. Sulejman Çelaj). Dr. Çelaj është inkuadruar në Zoom sa pët t’iu sqaruar të tjerëve bindjen e tij se mbledhja nuk ka qëndrueshmëri dhe Bordi Themelues i ruan të gjitha ingerencat ligjore të organizatës deri në Kuvendin e Përgjithshëm të Kongresit më 12 shtator 2021 ku do të zgjedhen organet dhe udhëheqësia e e re. Së treti, statuti provizional i organizatës rregullon qartësisht votimin në mungesë respektivisht “proxy voting”. Vota “proxy” mund t’i delegohet dikujt tjetër vatëm pasi Sekretari i Kongresit Pan-Shqiptar Amerikan të njoftohet me shkrim së paku 5 ditë përpara (Article IV, Section 8.b). Asnjë nga presonat që nuk kanë marrë pjesë në takimin privat të Klanit Ceka – Vulaj nuk kanë deklaruar një qëllim të tillë tek Sekretari Bleron Baraliu, prandaj edhe listimi i emrave të tyre në lajmin e rremë është ilegal. Klani Vulaj-Ceka, pasi janë përjashtuar për shkelje dhe abuzime, janë duke provuar të përbaltin organizatën dhe individë të ndershëm e punëtorë të komunitetit shqiptaro-amerikan, mirëpo do të ballafaqohen me ligjet amerikane dhe sistemin e drejtësisë në të gjitha instancat e drejtësisë së SHBA-së për shpifje, manipulim, dhe keqpërdorime. Njoftojmë të gjitha mediat (shqipe) që të vetmet njoftime zyrtare nga Kongresi Pan-Shqiptar janë ato të cilat publikohen në uebfaqen zyrtare www.thepaac.org apo që dërgohen nga adresa elektronike zyrtare [email protected]. Çdo gjë tjetër që vjen nga individë jolegjitimë, pa konfirmimin nga Kongresi Pan-Shqiptar Amerikan, është me potencial serioz të bëhet subjekt i gjykatave dhe organeve të drejtësisë në ShBA dhe shtetet tona në Ballkan. 8 gusht 2021 Nju Jork

Bordi Themelues i Kongresit Pan-Shqiptar Amerikan, ka njoftuar se e ka larguar nga çdo pozitë dhe nga organizata z. Bruno Ceka dhe z. Martin Vulaj

- Advertisement -

Njoftim për publikun dhe media:

Bordi Themelues i Kongresit Pan-Shqiptar Amerikan (The Pan-Albanian American Congress, Inc.) njofton se ka larguar nga çdo pozitë dhe nga organizata z. Bruno Ceka dhe z. Martin Vulaj.

Z. Ceka dhe z. Vulaj vazhdimisht kanë demonstruar se nuk angazhohen për përmbushjen e misionit dhe vizionit të organizatës dhe nuk respektojnë rregullat dhe procedurat për organizatat jofitimprurëse.

Z. Ceka pa miratimin e organeve të Kongresin Pan-Shqiptar Amerikan ka autorizuar transaksione nga thesari i organizatës, duke përfshire pagesa për z. Martin Vulaj; kurse z. Vulaj ka sjellë donacione të korporatave dhe individëve pa qartësuar cilat janë kërkesat e tyre për influencë apo përfitime nga Kongresi Pan-Shqiptar Amerikan. Bordi njofton komunitetin shqiptaro-amerikan që me datën 12 shtator 2021, në Nju Jork, do të organizojë tubimin për Kongresin e Përgjithshëm të organizatës. Për vendin dhe kohën e saktë do të informoheni sëshpejti.

Bordi Themelues i Kongresit Pan-Shqiptar Amerikan.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit