4.2 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Udhëhoqi vendin e tij për më shumë se 10 vite, ndërron jetë ish-Presidenti i këtij shteti

Rekomandime

Ka ndërruar jetë në moshën 90-vjeçare ish-presidenti i Kenias, Mwai Kibaki.

Ai udhëhoqi vendin për më shumë se dhjetë vjet, njoftoi sot pasardhësi i tij, Uhuru Kenyatta.

- Advertisement -

“ Është një ditë e trishtuar për ne si komb. Kemi humbur një lider të madh”, tha Kenyatta në një mesazh të transmetuar në televizionin shtetëror.

Presidenti ka njoftuar ditë zie kombëtare deri në perëndim të diellit në ditën kur Kibaki do të varroset, me flamujt në gjysmështizë. Kibaki ishte presidenti i tretë i Kenisë nga 2002 deri në 2013.

“ Si një eksponent kryesor i historisë së Kenias pas pavarësisë… Kibaki ka fituar respektin dhe dashurinë e njerëzve të këtij kombi,” komentoi Kenyatta.

- Advertisement -

“Presidenti Kibaki do të mbahet mend përgjithmonë si një zotëri në politikën keniane. Një folës i shkëlqyer, elokuenca, zgjuarsia dhe karizma e të cilit kanë mbizotëruar vazhdimisht,” shtoi ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit