1.5 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

UEFA tregon nëse ndeshja Maqedoni – Kosovë do luhet me praninë e tifozëve

Rekomandime

Nga shtëpia e futbollit europiane, UEFA, është thënë se ndeshja mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës do zhvillohet pa praninë e tifozëve, por vendimi mund të ndryshojë varësisht prej situatës me koronavirus, transmeton Gazeta Metro.

- Advertisement -

Maqedonia e Veriut dhe Kosova do të takohen në gjysmëfinale të ‘play-offit’ për të siguruar një vend në Kampionatin Europian, teksa fituesi do të takohet në finale me fituesin nga ndeshja Gjeorgji-Bjellorusi.

Ndeshja mes Maqedonisë dhe Kosovës do zhvillohet më 8 tetor në ‘Tose Proseki Arena’ në Shkup, teksa kjo ndeshje pritet të zhvillohet me dyer të mbylluara.

“Në kushtet aktuale nuk do të lejohen shikuesit në stadium. Por vendimi mund të ndryshoj varësisht prej situatës me koronavirus në Maqedoninë e Veriut. Disa javë para ndeshjes, në bashkëpunim me autoritetet shtetërore, mund te merret vendim tjeter për lejimin e tifozëve” – thuhet në përgjigjen e UEFA’s për gazetarin, Arlind Sadikun.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit