1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Ujqit shfaqen shumë pranë shpellës së njohur të Kusarit, banorët ndihen të rrezikuar

Rekomandime

Banorët e fshatit Dol të Gjakovës po ndihen të rrezikuar nga ujqit të cilët kohëve të fundit janë parë shpesh në këtë fshat.

- Advertisement -

Në një video të dërguar në adresë së Gazetës Online ‘Reporteri.net’, një banori i këtij fshati dy ditë më parë ka arritur të kapë pamjet e një ujku i cili është shfaqur në orët e mëngjesit në afërsi të shkollës së vjetër të këtij fshati.

Ai po ashtu tregon se një bari ka parë dy ujq edhe më 18 shtator të këtij viti duke tentuar t’i sulmojnë lopët e tij të cilat ishin duke kullotur shumë pranë shtëpive të fshatit, shkruan Reporteri.net.

Ujqit janë parë edhe nga banorët e fshatit të Kusarit ku ndodhet edhe Shpella e Kusarit, një atraksion tashmë i njohur turistik.

- Advertisement -

Ndryshe, banorët thonë se nga terreni, gjuetarët, barinjtë dhe fshatarët po raportojnë për rritje enorme të ujqve në tërë territorin e Kosovës dhe kjo mund të paraqes rrezik serioz për sigurinë publike.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit