1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Uk Lushi, etiketon si fashist Krasniqin i cili tha se shqiptarët e Malit të Zi duhet të kthehen prej nga vijnë

Rekomandime

Uk Lushi, i ka reaguar Milazim Krasniqit, i cili tha se shqiptarët nga Mali i Zi duhet të largohen nga Kosova e të kthehen në vendlindje.

Lushi thotë se këto janë zëra fashistë

- Advertisement -

Profesori universitar, Milazim Krasniqi, përmes një postimi racist në Facebook ka kërkuar dëbimin nga Kosova të kuadrove shqiptare me prejardhje nga Mali i Zi.

“Që nga qeveria, Akademia e diplomacia”, Krasniqi shkruan se shqiptarët me prejardhje nga Mali i Zi do të duhej të ktheheshin atje “në paketë me qata 8000 hektarë tokë që thonë se i janë falë”.

“Disa miq më kanë kritikuar pse nuk jam shprehur për rastin e Martin Berishajt. Në fillim u mbrojta, duke u thënë se e kam të njohur të vjetër e po pres zhvillimet. Ama tash e kam një ide më të mirë: në paketë me qata 8000 hektarë tokë që thonë se i janë falë Malit të Zi, ka qenë mirë me ia pasë kthyer edhe kuadrot shqiptare me prejardhje nga Mali i Zi, që nga qeveria, Akademia e diplomacia”, ka shkruar Krasniqi.

- Advertisement -

Për profesorin e Universitetit të Prishtinës, kuadrot nga Mali i Zi “veç shamatë e dëm kanë sjellë e po sjellin”, duke thënë se “vec han m.t”, ata që mendojnë se kjo është përçarje kombëtare.

Lushi ka reaguar ndaj këtij statusi, duke thënë se shqiptarët nuk duhet të akuzohen për prejardhjen e tyre gjeografike apo përkatësinë religjioze. Ai thotë se Kosova është pjesë e shqiptarisë dhe se kushdo që e dëshiron largimin e tyre është fashist.

- Advertisement -

“Çdo shqiptar duhet t’i nënshtrohet gjykimit juridik nëse ka fakte dhe prova. Por asnjë shqiptar, pra as shqiptarët në trojet e tyre në shtetin e sotëm të Malit të Zi nuk duhet tê akuzohen për prejardhjen e tyre gjeografike apo përkatësinë religjioze. Atdheu i shqiptarëve është shqiptaria. Kosova është pjesë e shqiptarisë dhe kushdo nga Kosova që kërkon largimin e shqiptarëve me prejardhje apo lidhje me tokat shqiptare nê Mal të Zi nga Kosova është fashist”, thotë ai.

Tutje ai thotë se shteti i Kosovës “është vepër e shqiptarëve” dhe se kosovacentrizmi i përjashton shqiptarët e trojeve tjera. Ai shton se kjo është fashizëm dhe se Kosova nuk guxon të bëhet shtet fashist.

“Shteti i Kosovës është vepër e krejt shqiptarëve dhe shumë aleatëve tonë. Kosovacentrizmi që pêrjashton shqiptarët jashtë Kosovës është fashizëm. Kosova nuk guxon të bëhet shtet fashist. Ju lutem reagoni ndaj fashizmit të disa zërave në Kosovë. E keqja duhet të herret si barishte e keqe sapo të qesi kokën e saj të shëmtuar”, përfundoi ai.

Lushi ka qenë edhe ushtar në UÇK ku bënte pjesë në Batalionin Atlantiku.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit