4.2 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Uk Lushi: Vuçiq dhe Putin kanë plan që t’i fusin 60 ushtarakë rusë në Veri te Kosovës

Rekomandime

Uk Lushi, publicist, veprimtar i çështjes kombëtare, ish-Iuftëtar i UÇK’së thotë se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin dhe ai i Serbisë Aleksandar Vuçiq kanë një plan për të destabilizuar veriun e vendit.

“Po ka plan dhe ka bashkëpunim në mes të Vuçiqit dhe Putinit dhe sipas këtij plani, diku rreth 60 ushtarakë rusë kanë koordinuar aktivitetet nëpërmjet qendrës në Nish me serbët vendas në veriun e Kosovës”, thotë Lushi.

- Advertisement -

“Ka mundësi që të bëjnë një mobilizim të caktuar edhe ushtarak i cili do të koordinohet nga këta ushtarakë rusë dhe mandej ata të paraqiten si një lloj mbrojtje territoriale e brendshme e tri komunave në veri dhe pastaj mund të ketë inkursion”, shpjegon Lushi për RTK’në.

“Inkursion s’do të thotë sulm në një shtet por mund të ketë një ndërhyrje gjoja për mbrojtjen e serbëve në Kosovë dhe kështu forcat që janë përgjegjëse për sigurinë në Kosovë në vend se të mbrojnë Kosovën ka mundësi që të vendoset si një linjë mbrojtëse në të dy anët e kështu do të kemi një prani ushtarake hibride të Serbisë dhe të Rusisë në Kosovë”, tha Lushi.

Lushi tha se informacionet i ka nga inteligjenca europiane derisa sipas tij për këtë janë të informuara edhe autoritetet në Kosovë.

- Advertisement -

“Ky është natyrisht vetëm një plan mirëpo ekziston dhe shërbimet që duhet t’i dinë këto punë i dinë dhe me sa kam unë informacione janë informuar edhe shërbimet e Kosovës, edhe Ministria e Mbrojtjes edhe qeveria e Kosovës”, theksoi ai.

“Është një shërbim në Europën Lindore, një shërbim në Europën Perëndimore dhe një shërbim i fuqishëm që i di planet e Vuçiqit dhe Putinit”, tha Lushi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit