1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Ukraina me “mburojë të hekurt”, Britania dërgon 6 aeroplanë në Rumani

Rekomandime

Gjashtë aeroplanë luftarakë të Forcave Ajrore Mbretërore të Mbretërisë së Bashkuar do të dërgohen në lindje të Evropës si mesazh për presidentin rus, Vladimir Putin, i cili i ka grumbulluar trupat afër kufirit me Ukrainën.

- Advertisement -

Të hënën në mbrëmje, shefat britanikë të mbrojtjes e konfirmuan dërgimin e aeroplanëve në Rumani për ta patrulluar qiellin mbi Detin e Zi, shkruan Daily Mail.

Aeroplanët e tipit “Typhoon” do të mbështeten nga trupat e dy brigadave, ndërsa do të nisen nga bazat në Britaninë e Madhe gjatë kësaj jave.

Përderisa Ministria e Mbrojtjes këmbëngul që dërgimi i aeroplanëve është proces rutinor, veprimi do të bëhet në kohën e shtimit të frikës për një konflikt të mundshëm mes Rusisë dhe Ukrainës.

- Advertisement -

Të hënën në mbrëmje, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, tha se ende është duke pritur pasi kërkoi bisedime me homologun rus rreth tri javë pasi katër ushtarë ukrainas humbën jetën nga zjarri i forcave ruse.

Sipas qeverisë ukrainase, Rusia ka dërguar 41.000 trupa në kufi me Ukrainën dhe 42.000 të tjerë në Krime, ndërsa këto shifra janë duke u rritur.

- Advertisement -

Më shumë se 14.000 persona kanë humbur jetën që nga shpërthimi i konfliktit në vitin 2014 në lindje të Ukrainës. Përpjekjet për bisedime rreth marrëveshjes së paqes kanë dështuar, ndonëse vitin e kaluar u nënshkrua një marrëveshje armëpushimi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit