Ukraina pretendon se ka “eliminuar” 690 ushtarë rusë në 24 orët e fundit
Ukraina ka pohuar se ka “eliminuar” 690 ushtarë rusë në 24 orët e fundit.
Në përditësimin e saj të përditshëm mbi humbjet ruse, ministria ukrainase e mbrojtjes tha se gjithsej 139,770 ushtarë armik janë vrarë që nga fillimi i luftës.
Mediat ukrainase nuk kanë qenë në gjendje të verifikojnë në mënyrë të pavarur këto pretendime dhe Rusia nuk ka publikuar përditësime të rregullta mbi humbjet e saj.