2.6 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Ukraina prezanton dronin ushtarak, ultra të shpejtë – shihni se si i shkatërron tanket ruse, dhe jo vetëm

Rekomandime

Inxhinierët ukrainas kanë prezantuar konceptin e një droni sulmues me shumë qëllime, të bërë me ndihmën e Stealth technology – Ace One.

- Advertisement -

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, një video u postua në YouTube duke treguar se si një dron që shkatërron një fluturake tjetër me një raketë, e cila duket si një dron rus “Orion”, pas së cilës shkatërroi një tank rus T-90.

Sipas idesë së prodhuesit, Ace One do të jetë në gjendje të mbajë dhe të përdorë armë të drejtuara me precizion të lartë kundër caqeve tokësore dhe ajrore.

Madje, siç thuhet më tej, droni super i shpejtë luftarak është planifikuar të mbajë armë me peshë deri në një ton.

- Advertisement -

“ACE ONE është një dron numër një në klasën e tij të dronëve luftarakë që mund të mbajnë armë me peshë deri në 1 ton. Ai është zhvilluar në bazë të teknologjisë më të fundit Stealth. Falë kësaj, si dhe formës së tij të sheshtë të krahut, droni është praktikisht i padukshëm për radarët”, citohet të ketë thënë Alexander Los, ish-president i ndërmarrjes shtetërore Antonov.

Mediat shkruajnë se 25 shkencëtarë dhe ekspertë ukrainas në fushën e industrisë së hapësirës ajrore po punojnë në projekt.

- Advertisement -

Ish-zëvendës Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ukrainës, Igor Romanenko, kishte thënë më parë se Kievi nuk mund të mbështetej vetëm në ndihmën e NATO-s dhe i bëri thirrje Kievit të bënte raketat e veta “që mund të fluturojnë në Urale”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit