Qeveria e Ukrainës ka publikuar raportin e saj të fundit sa i përket humbjeve të ushtrisë ruse që nga fillimi i luftës në Ukrainë.
Në listën e tyre të dëmeve të shkaktuara drejt ushtrisë ruse, autoritetet e Ukrainës theksuan se deri më tani janë vrarë 16.100 ushtarë rusë, janë shkatërruar 125 helikopterë rusë, 115 aeroplanë, e 1625 mjete të tjera të luftës, shkruajnë autoritet ukrainase.
Nga llogaritjet e tyre, qeveria tha se ushtarët ukrainas kanë shkatërruar 561 tanke ruse , 49 sisteme kundër-ajrore dhe 5 anije luftarake që i përkisnin trupave ruse.
Ndryshe prej Ukrainës, autoritetet e Shteteve të Bashkuara kanë theksuar se deri më tani janë vrarë prej 7 deri në 15 mijë ushtarë rusë, e në anën tjetër ka javë të tëra që nuk ka pasur përditësime nga Rusia në lidhje me humbjet e pësuara si pasojë e konfliktit.