4.4 C
Pristina
Wednesday, November 13, 2024

Ukraina suImon në territorin rus, flakët ngrihen deri në 50 metra lartësi, Kremlini kërcënon me armë bërthamore

Rekomandime

Një shpërthim i madh ka ndodhur në një fabrikë në rajonin e Belgorodit në Rusi. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë zjarrin që ngrihet deri në 50 metra lartësi, pasi dyshohet se shpërtheu një depozitë nafte.

- Advertisement -

Mediat ruse raportuan ngjarjen dhe për këtë akuzuan forcat ukrainase. Sipas tyre, kjo fabrikë ka ndihmuar në rindërtimin e urës së shkatërruar në Krime.

“Një objekt industrial u sulmua nga Forcat e Armatosura të Ukrainës gjatë natës”, tha guvernatori rajonal Vyacheslav Gladkov, i cili shtoi se nuk ka raportime për persona të lënduar nga kjo ngjarje.

Ndërkohë, Dimitry Medvedev, në një intervistë për Tass është shprehur se Rusia mund të përdorë edhe armët bërthamore ose armë të tjera të shkatërrimit në masë, nëse Ukraina do të sulmojë territore, sipas tij të quajtura “të thella”, ruse.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit