1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Ukraina vendos edhe flamurin e Kosovës në fanellat speciale, falënderon shtetet për përkrahje në luftën me Rusinë

Rekomandime

Federata e Futbollit e Ukrainës ka konfirmuar mbështetjen ndaj iniciativës së presidentit të vendit, Volodymyr Zelenskyy, për mbledhjen e fondeve në “United24”.

Presidenti i Federatës ukrainase, Andrii Pavleko, ka njoftuar se Kombëtarja A e Ukrainës në ndeshjet miqësore para “Play-Off”-it për Kampionatin Botëror “Katar 2022”, do të paraqitet me fanella të veçanta.

- Advertisement -

Dhe, paratë e fituara nga shitja e këtyre fanellave do të kalojnë në fondin “United24”. Paratë e mbledhura në këtë fond do të shfrytëzohen për të rindërtuar Ukrainën.

Në këto fanella speciale shihet harta e shtetit të Ukrainës, teksa kufijtë e këtij vendi janë të rrethuar me flamujt e shteteve që po e përkrahin Ukrainën në luftën me Rusinë.

Elementi i dytë i veçantë në fanella do të jetë numri i lojtarëve, pasi do të përshkruhet në formën e emrave të vendbanimeve ukrainase.

- Advertisement -

Në këto fanella nuk mungon flamuri i shtetit të Kosovës. Kujtojmë se pavarësisht se Ukraina nuk e njeh shtetin tonë, Kosova ka shprehur vazhdimisht përkrahje për Ukrainën pas fillimit të agresionit rus mbi atë vend.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit