1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Ukrainasit fitojnë betejën e dytë më të madhe/ Rusët largohen nga Kharkivi, kryebashkiaku: Rusia ka tërhequr plotësisht forcat e saj nga qyteti

Rekomandime

Rusët humbën edhe një tjetër front të rendësishëm në Ukrainë duke mbajtur tashmë vetëm jugun dhe jug-lindjen e vendit. Kryetari i bashkisë së Kharkivi, Ihor Terekhov, i tha BBC-së se rusët janë tërhequr edhe nga rrethinat e qytetit duke u futur në territorin e Rusisë.

Ai thotë se trupat ruse kishin arritur të hynin vetëm një herë në një pjesë të vogël të qytetit kyç verilindor dhe nuk kishin pushtuar zona të gjëra për një kohë të gjatë.

- Advertisement -

“Rusët bombardonin vazhdimisht Kharkivin sepse ndodheshin shumë afër qytetit. Dhe për shkak të përpjekjeve të ushtrisë sonë, rusët janë tërhequr tashmë”, tha ai.

“Tani është qetësi në Kharkiv dhe njerëzit po kthehen gradualisht në qytet. Ne ofrojmë furnizim me ujë, gaz dhe energji elektrike për të gjithë qytetarët. Megjithatë, për fat të keq, shumë ndërtesa banimi janë shkatërruar ose dëmtuar. Pra, në të ardhmen do të na duhet të bëjmë përpjekje të mëdha për rindërtim”.

- Advertisement -

“Nuk ka pasur asnjë bombardim në qytet për pesë ditët e fundit. Kishte vetëm një përpjekje nga rusët për të goditur qytetin me një raketë pranë aeroportit të Kharkiv, por rajo u eliminua nga Mbrojtja Ajrore e Ukrainës.”

Pse Kharkivi ka rëndësi?

- Advertisement -

Ukraina e ka fituar tashmë edhe betejën për Kharkivin krahas asaj për Kievin, dy qytete tepër të rendësishme për vendin.

Më poshtë gjendet një përmbledhje për ata që nuk e njohin qytetin ose rëndësinë e tij:

Qyteti i Kharkiv në veri-lindje të Ukrainës është vetëm 50 km nga kufiri rus dhe jo shumë larg nga rajoni i Donbasit që është shtëpia e grupeve separatiste pro-ruse që luftojnë në anën e Rusisë në luftë.

Është qyteti i dytë më i madh i Ukrainës – dhe para luftës ishte shtëpia e rreth 1.4 milion njerëzve, me provincën përreth me të njëjtin emër, ku banonin të paktën edhe 1 milion banorë të tjerë, raporton abcnews.al.

Kjo e bëri atë një objektiv kryesor strategjik të pushtimit rus që në ditët e para të luftës – por linja mbrojtëse ukrainase i rezistoi javëve të tëra përpjekjesh. Në vend të kësaj, Rusia zgjodhi bombardimet me artileri të rëndë të qytetit, siç bëri me objektivat e tjerë kyç si Mariupol, duke shkaktuar dëme të mëdha.

Por në javët e fundit, një përpjekje nga forcat ukrainase për të rimarrë zonat në veri të qytetit është përshpejtuar në një kundërofensivë të suksesshme, duke i shtyrë forcat drejt kufirit.

Raportet ushtarake tregojnë se artileria ruse është shtyrë mjaft përtej kufirit dhe nuk ka më rrezik që të mund të bombardojnë Kharkivin.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit