2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Ukrainasit kapin snajperisten famëkeqe serbe që shërbeu si “motër nderi”, e përmendin edhe Kosovën

Rekomandime

Ajo kishte shërbyer si “motër e nderit”, Danijela Lazoviq, e cila mban edhe emrin kishtar Ksenija, është kapur nga ukrainasit pasi që bënte pjesë në forcat pro-ruse që pushtuan Donbasin.

Në një postim të forcave ukrainase në Twitter, thuhet se Lazoviq, e cila rregullisht ka shkuar në Kosovë, që nga vitit 2014 (koha e nisjes së pushtimit të Donbasit nga Rusia) është angazhuar si snajperiste atje.

- Advertisement -

Lazoviq, e cila nga rusët njihej edhe me nofkën “Bagira”, në vitin 2020 ishte bërë lajm nga mediat ukrainase.

Asokohe raportohej se identiteti i saj ishte vështirë të konfirmohej, pasi që paraqitjet në rrjetet sociale i bënte duke e fshehur fytyrën dhe se kurrë nuk fliste për jetën e saj.

- Advertisement -

Megjithatë, thuhej se ajo ishte 32 vjeç dhe vinte nga qyteti serb, Gornji Milanovac.

“Daniela Lazoviq është marrë me hendboll kur ishte e re. Derisa merrej me këtë sport ajo u shpërngul nga Gornji Milanovac për në Golubac, afër manastirit të Tumanes.

- Advertisement -

Në një pikë, ajo donte ta ndërronte fenë dhe të bëhej myslimane, megjithatë, hoqi dorë nga kjo dhe vendosi të shkonte në manastir”, ka thënë një burim i afërt me familjen e saj.

Po ashtu thuhet se “Bagira” ka privuar nga jeta edhe civilë ukrainas që nga angazhimi i saj në fillim të Iuftës në Donbas.

Luftimi i Lazoviqit në Ukrainë, në anën e rusëve, demanton krerët e shtetit serb se nuk ka qytetarë të këtij vendi atje.

Edhe më herët ka pasur raportime se shumë vullnetarë serbë po Iuftojnë si pjesë e ushtrisë ruse kundër ukrainasve, duke nisur nga Donbasi dhe rajone tjetra ku po zhvillohen Iuftime.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit