Një video tregon një nga tanket e avancuara të Rusisë duke u hedhur në erë nga forcat ukrainase.
“Ushtarët e skuadrës speciale Kodi 9.2. së bashku me brigadën 3027 të Gardës Kombëtare gjurmuan dhe shkatërruan krenarinë e industrisë ruse të mbrojtjes – tankun T90 Proryv”, shkroi në Twitter këshilltari ukrainas për punët e brendshme, Anton Gerashchenko.
Në kolonën zanore të “What a Wonderful World” të Louis Armstrong, videoja që zgjat një minutë e 17 sekonda tregon një tank të shënjestruar nga ajri.
Videoja, i cili deri të shtunën kishte marrë 142 mijë shikime, përfundon me një montazh të një raporti të lajmeve ruse që reklamon dërgesat e tankeve në Ukrainë dhe pasojat e shpërthimit të T-90.
Soldiers of the special squad Code 9.2. together with 3027 National Guards brigade tracked down and destroyed the pride of Russian defense industry – the T90 Proryv tank.
Glory to Ukrainian Defenders! pic.twitter.com/SLx0ZxRiKI
— Anton Gerashchenko (@Gerashchenko_en) March 17, 2023
Rusia kishte njoftuar kohë më parë se T-90M është një nga tanket më të mira të betejës (MBT) në botë. I referuar gjithashtu si “Proryv-3” (Përparimi-3), MBT është një version i përmirësuar i tankut T-90 dhe u zbulua për herë të parë në vitin 2017.
Të dy modelet, nga të cilat ushtria ka disa qindra, janë superiore ndaj tankeve sovjetike që po përdorin në luftë si forcat ruse ashtu edhe ato ukrainase.