Mbrojtësit ukrainas shkatërruan një automjet mbështetës të tankeve ruse “BMPT Terminator”, pranë qytetit të Kreminës, në rajonin e Luhanskut.
Këtë e ka konfirmuar në Telegram kreu i Administratës Ushtarake Rajonale të Luhanskut, Serhii Haidai.
Ky i fundit tregoi sesi propaganduesit rusë mburreshin me “Terminator BMPT”, i cili supozohej se ishte i pamundur të shkatërrohej.
#Ukraine: Footage of the first ever Russian BMP-T Terminator being destroyed by Ukrainian artillery attack. pic.twitter.com/EGyKjjZaE4
— Arslon Xudosi 🇺🇦 (@Arslon_Xudosi) February 9, 2023
Ai gjithashtu publikoi një video propagandistike ruse që tregonte automjetin dhe ekuipazhin e saj përpara se të shkatërroheshin nga mbrojtësit e Luhanskut.
Ju kujtojmë se më 8 shkurt, forcat e mbrojtjes ukrainase zmbrapsën sulmet e armikut në afërsi të 19 vendbanimeve në rajonet e Luhansk, Donetsk dhe Zaporizhzhia.