Ndërsa mëngjesi mbërriti në Ukrainë të premten dhe dielli lindi, banorët në disa qytete u zgjuan nga tingujt e sirenave të sulmeve ajrore dhe shpërthimeve.
Në kryeqytet, Kiev, ekipet e CNN në terren raportuan se kishin dëgjuar shpërthime gjatë orëve të para, pastaj përsëri kur zbardhi agimi.
Gazetarët në Kiev dhe Lviv, të vendosur në perëndim të vendit, thanë se dëgjuan sirenat e sulmit ajror që vazhdonin për disa minuta.
Në një fjalim të tij drejtuar popullit herët në mëngjes, presidenti Volodymyr Zelensky konfirmoi sulmet e reja me raketa nga rusët. Sulme ka pasur në disa qytete përfshirë edhe Kievin.