Agjencitë ruse të lajmeve kanë raportuar për një shpërthim të dytë në zonën e Luhanskut të kontrolluar nga separatistët.
Një numër i mediave ruse, duke përfshirë Tass, Ria Novosti dhe Interfax – duke cituar burime separatiste – kanë raportuar shpërthimin, i cili erdhi afërsisht 40 minuta pasi një tjetër shpërthim u raportua në një tubacion gazi në zonë shkruan BBC transmeton Kosova ime.
Shkaqet e shpërthimeve mbeten të paqarta. Deri më tani nuk raportohet për viktima.
Videoja e paverifikuar e shpërndarë në Twitter duket se tregon flakët në vendin e shpërthimit.
Nuk ka detaje të mëtejshme për momentin./Kosova ime
video reportedly from the Second explosion in #Russian backed Separatist controlled #Luhansk. Gas station being reported pic.twitter.com/YNoXm1R2bl
— Wars on the Brink (@WOTB07) February 18, 2022