7.9 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Uli armën për të biseduar dhe dëgjuar protestuesit, e ftojnë për të ecur me ata – ashtu edhe bëri sherifi amerikan

Rekomandime

Sherifi i policisë në Michigan i është bashkuar protestuesve në Flint Township gjatë të shtunës, duke ulur armën dhe duke i thënë turmës: “Dua ta bëjë këtë paradë, e jo protestë”, shkruan The Guardian.

Sherifi Chris Swanson bisedoi me demonstruesit të cilët kishin dalë përballë policëve për të protestuar.

- Advertisement -

“E vetmja arsye që sot jemi këtu është të sigurohemi se zëri juaj do të dëgjohet – kjo është e tëra.

Këta policë ju duan – ai polici atje përqafon qytetarët”, tha Swanson, pamjet e të cilit janë shpërndarë në masë të madhe.

Ai iu drejtua turmës që protestonin para policëve për shkak të brutalitetit dhe vdekjes së afro-amerikanit George Floyd në Minneapolis.

- Advertisement -

Ai vazhdimisht buzëqeshte derisa turma “ia cakte” duke brohoritur, “ec me ne”.

Kështu edhe veproi. “Të shkojmë pra”, tha Swanson, duke shtuar “Ku dëshironi të ecim, do të bisedojmë tërë natën”.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit