3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

“Ultimatumi i Thaçit për Kurtin”, ja skenari i dytë për krijimin e qeverisë

Rekomandime

“Duke i marrë parasysh deklarimet në vazhdimësi të liderit të PDK-së, Kadri Veseli se partia e tij do të qëndrojnë në opozitë, opsioni më real i krijimit të qeverisë do të jetë LDK-AAK-NISMA dhe minoritetet. Opsioni i PAN 2 mund të vjen në shprehje vetëm në rast të tërheqjes së LDK-së nga qeverisja e vendit. Edhe përkundër faktit, se asnjëra nga opsionet nuk janë në përputhje me vullnetin e qytetarëve, megjithatë vendi pafundësisht nuk mund të mbetet pa qeveri dhe institucione legjitime, për shkak se edhe ashtu delegjimiteti i qeverisë me kryeministër të “dorëhequr në detyrë” po i skadon afati kushtetues”, thotë Zeqa për “Kosova Sot Online”.

- Advertisement -

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka dekretuar vendimin për të mandatuar kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin për kryeministër të Kosovës, pas propozimit nga kjo e fundit, ani pse ende nuk ka një marrëveshje për koalicion me LDK-në, dhe tashmë Kurti do t’i ketë në dispozicion vetëm 15 ditë për krijimin e qeverisë.

E analisti dhe njohësi i zhvillimeve politike në vend, Florim Zeqa po i sheh zhvillimet e fundit rreth finales së procesit për krijimin e qeverisë së re, si zhvillime vendimtare për ta bërë vendin me qeveri së re, ose për të shkuar në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Sipas Zeqës, deklarimi i javës së kaluar nga ana e Hashim Thaçit që nëse dështon marrëveshje për koalicion mes LVV-së dhe LDK-së, do ta bartë mandatin te subjektet tjera politike për ta shpëtuar vendin nga zgjedhjet e jashtëzakonshme, do të ishte zgjidhja më e keqe.

Florim Zeqa

Sipas tij, sikur LVV dhe LDK të ishin në fazën finale të harmonizimit të marrëveshjes për bashkëqeverisje, ndërhyrjet e presidentit do të paraqitnin kërcënim serioz, mirëpo në kohën kur këto dy subjekte nuk po japin sinjale të mira për përafrim dhe janë duke u larguar me shpejtësi të madhe nga njëra-tjetra, thirrjet e presidentit janë plotësisht të arsyeshme dhe në përputhje të plotë me detyrat dhe obligimet kushtetuese.

- Advertisement -

“Mbase është kjo thirrja e fundit indirekte e Hashim Thaçit për LVV-në dhe LDK-në për arritjen e marrëveshjes para se ai të zgjedh alternativën e tij të dytë për formimin e qeverisë së re të Kosovës”, shton Zeqa për “Kosova Sot Online”.

Sipas analistit Zeqa, në situatën e krijuar, Albin Kurtit nuk i mbeti shumë hapësirë manipulimi, prandaj edhe u detyrua pa marrëveshje me LDK-në ta dorëzojë me shkrim emrin e mandatarit për krijimin e qeverisë, në të kundërtën presidenti Thaçi mund t’ia kalonte mandatin sipas radhës partisë së dytë, në këtë rast LDK-së, por jo partisë së tretë apo partive të PAN-it.

- Advertisement -

“Duke i marrë parasysh deklarimet në vazhdimësi të liderit të PDK-së, Kadri Veseli se partia e tij do të qëndrojnë në opozitë, opsioni më real i krijimit të qeverisë do të jetë LDK-AAK-NISMA dhe minoritetet. Opsioni i PAN 2 mund të vjen në shprehje vetëm në rast të tërheqjes së LDK-së nga qeverisja e vendit. Edhe përkundër faktit, se asnjëra nga opsionet nuk janë në përputhje me vullnetin e qytetarëve, megjithatë vendi pafundësisht nuk mund të mbetet pa qeveri dhe institucione legjitime, për shkak se edhe ashtu delegjimiteti i qeverisë me kryeministër të “dorëhequr në detyrë” po i skadon afati kushtetues”, përfundon analisti politik, Florim Zeqa për “Kosova Sot Online”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit