1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

“Unë e di që për të pjell, pjell lopa”, Sara Hoxha reagon pas komenteve ofenduese të ndjekësve

Rekomandime

E përballur nga komente të tipit “Nuk je e para që ngel shtatzënë”, “Sikur vetëm ti je shtatzënë”, “Na lodhe”, Sara Hoxha ka vendosur që më në fund të reagojë.

Ajo shkruan se nuk e kupton përse njerëzit po lodhen më shumë se ajo nga pritja e ëmbël, teksa shton po ashtu se për të pjell, pjell vetëm lopa.

- Advertisement -

O njerëz të dashur dhe të mirë!

E kuptoj se jeni në ankth më shumë se unë për lindjen time por s’kemi ç’të bëjmë do presim edhe pak.

Por vetëm diçka nuk kuptoj, ju që më thoni “Na lodhe, na lodhe”, pse po lodheni më shumë se unë? Apo më doni kaaaq shumë saqë doni të merrni nga lodhja ime?

- Advertisement -

Unë e di që për të pjell, pjell lopa. Kështuqë shumë shumë faleminderit për dashurinë!“, ka shkruar Hoxha.

- Advertisement -

Dashur-padashur Ledri dhe Sara janë kthyer në çiftin më të komentuar të showbiz-it shqiptar dhe prej muajsh kanë qenë kryefjalë e mediave.

Pak muaj më parë na konfirmuan lajmin se do bëhen prindër për herë të parë me anë të një super videoje.

Ndonëse kishte goxha javë që mediat shkruanin për ta, çifti kishte vendosur të qëndronte në heshtje deri në fund të muajit korrik, kur na treguan se po presin një vajzë.

Sara nuk është treguar aspak e kursyer në këtë periudhë të veçantë duke ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale detaje nga shtatzënia, që nga këshillat te problemet shëndetësore dhe te fotot e bukur që na zbukurojnë Instagramin.

Disa javë më parë, çifti më IN i showbizit realizoi një super baby shower, me të ftuar figura publike, njëherazi dhe miq të tyre, duke festuar deri vonë me këngë e valle.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit