5.1 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

“Unë nuk e di, nuk ia kam idenë” – komenti i Liburn Aliut pasi motra iu punësua nga Ministria e Shëndetësisë

Rekomandime

“Nuk e di, unë nuk e di, idenë nuk e kam a është punësuar motra ime”, ka thënë Liburn Aliu, ministër i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, kur është pyetur, për punësimin e motrës së tij nga Ministria e Shëndetësisë.

- Advertisement -

Suljota Aliu, motra e ministrit Liburn Aliu, është punësuar si anëtare në Këshillin Drejtues të Odës së Farmacistëve të Kosovës.

Vendimi për punësimin e Aliut është marrë me datën 15 të këtij muaji (korrik), por është bërë publik vetëm këtë të shtunë. Atë e ka nënshkruar ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

Por, në Odën e Farmacistëve të Kosovës nuk është punësuar vetëm motra e ministrit. Si anëtare në një këshill tjetër brenda kësaj Ode, atë të Mbikëqyrjes, është deleguar edhe Nita Kelmendi – Hysa, për të cilën raportohet se është kushërira e ministrit Aliu.

- Advertisement -

Sipas vendimit të nxjerr nga ministria, delegimi i këtyre anëtarëve është bërë mbështetur në nenin 145, pika 2, të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Gjithashtu, duke u bazuar në ligjet për organizimin dhe funksionimin e Administratës Shtetërore dhe të Agjencive të Pavarura. /Albanian Post

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit