-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

“UNICEF Serbia” reagon pas postimeve të Dua Lipës për Shqipërinë Etnike: Ajo nuk është ambasadore e jona

Rekomandime

Dy ditë më parë Dua Lipa u bë pjesë e iniciativës që u ndërmor për të kërkuar nga kompania “Apple” që Kosova të njihet në hartën e tyre të territorit.

- Advertisement -

Më pas këngëtarja prishtinase në llogarinë e saj në Instagram postoi flamurin e Shqipërisë Etnike në të cilin shkruhej “Autochthonous”.

Ky postim nxiti reagime të shumta e sidomos nga ana e serbëve të cilit nuk i kursyen komentet nga më të ulëtat dhe kërcënuese.

Pas kësaj, nuk ka munguar as dega e UNICEF në Serbi përmes një statusi në faqen e tyre zyrtare.

- Advertisement -

Në postim ata theksuan se Dua Lipa nuk është ambasadore e tyre dhe qëndrimet e saj nuk janë të UNICEF.

Më poshtë postimi i plotë:

- Advertisement -

“Te dashur miq,

Faleminderit që treguat postimin nga këngëtarja Dua Lipa.

Ne dëshirojmë t’ju informojmë se Dua Lipa nuk është një Ambasadore e UNICEF dhe nuk flet për UNICEF. Si shumë të tjerë, ajo ka mbështetur punën tonë për fëmijë, për të cilën jemi mirënjohës.

Pikëpamjet që ajo shpreh janë të vetat dhe nuk ndahen ose miratohen nga UNICEF”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit