Reperi i njohur shqiptar, Viktor Palokaj, i njohur për publikun si R.ebel a.k.a Unikkatil, shumë shpejt do të vijë më një bashkëpunim.
Gazeta Online ‘Reporteri.net’ mëson se reperi si rrallë herë, do të bashkëpunojë me një nga këngëtaret e Kosovës.
Kujtojmë se Unikkatil ka kohë që nuk ka sjellë ndonjë këngë të re për adhuruesit e muzikës së tij.
Madje, që nga dështimi që pati me koncertin në Mitrovicë, ku u rikthye 7 vite pasi ‘mbushi’ stadiumin e Prishtinës me njerëz, Unikkatili tepër rrallë është shfaqur në publik.
Koncerti që mbajti në Mitrovicë në vitin 2019, mund të quhet një dështim total për reputacionin e tij, por jo edhe për xhepin e tij, pasi ai mori me vete hiç më pak se 80 mijë euro.
Të pranishëm në stadiumin ‘Adem Jashari’ kanë qenë vetëm 2500 persona, shifër kjo aq e vogël sa edhe një klub nate (diskotekë) në Kosovë i zë pa problem.