Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka ka njoftuar se Osijeku i Kroacisë ka ndriçuar monumentin më të famshëm të qytetit me ngjyrat e flamurit të Kosovës.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haskuka ka falënderuar kryetarin e Komunës së Osijekut, Ivan Vrkić, për mbështetjen në kohë pandemie.
“Falënderoj përzemërsisht kryetarin e Komunës së Osijekut, z. Ivan Vrkić, për mbështetjen e cila është mjaft domethënëse në këto ditë të vështira ku po kalon e gjithë bota nga kriza shëndetësore e pandemisë.
Shpresoj që këtë krizë ta tejkalojmë së bashku sa më parë dhe të kemi bashkëpunim edhe më të fortë për t’u rimëkëmbur”, ka shkruar Haskuka.