1.2 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Urdhri i Joe Biden, Çitaku tregon pse nuk është përfshirë marrëveshja e Marti Ahtisaarit

Rekomandime

Vlora Çitaku, e cila ka shërbyer si ambasadore e Republikës së Kosovës në Wshington, ka folur rreth urdhrit ekzekutiv të presidentit amerikan, Joe Biden për ndalim hyrjen e zyrtarëve që nuk respektojnë marrëveshjet dhe kërcënojnë destabilizimin e Ballkanit Perëndimor, shkruan Gazeta Metro.

- Advertisement -

Sipas ish-ambasadorës Çitaku, arsyeja pse nuk është shtuar marrëveshja e presidentit Ahtisaari është se formulim i tillë do t’ua pamundësonte të gjithë zyrtarëve Serb hyrjen në SHBA.

Çitaku ka thënë se në urdhrin që ka nënshkruar presidenti aktual amerikan, është shtuar edhe marrëveshja e Prespës, derisa, te shtetet e Ballkanit Perëndimor që mund të kenë sanksione, është shtuar edhe Shqipëria.

“Arsyeja pse nuk është shtuar marrëveshja e Presidentit Ahtisari (interpretim i imi ky) është se një formulim i tillë do t’ua pamundësonte të gjithë zyrtarëve Serb hyrjen në SHBA”, ka shkruar Çitaku.

- Advertisement -

Postimi i plotë:

Diçka për urdhrin ekzekutiv të Presidentit Biden.

- Advertisement -

Ky urdhër është në fuqi që nga viti 2001 (është amandamentuar ndërkohë) Dmth, urdhri si i tillë është nënshkruar nga ish Presidenti Bush.

Biden lëshon urdhër të prerë për personat që kontribuojnë në destabilizimin e Ballkanit Perëndimor

Presidenti Biden vetëm e ka ripërtërirë atë, duke i shtuar marrëveshjen e Prespas dhe duke përfshirë edhe Shqipërinë (ndonëse urdhri i adresohet Ballkanit Perëndimor, ai i vitit 2001 nuk e përmend Shqipërinë në mënyrë eksplicite)

Arsyeja pse nuk është shtuar marrëveshja e Presidentit Ahtisari (interpretim i imi ky) është se një formulim i tillë do t’ua pamundësonte të gjithë zyrtarëve serb hyrjen në SHBA.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit