1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Ushtaraku shqiptar tregon a po pësojnë debakël në terren forct ruse

Rekomandime

Ushtaraku shqiptarë, njëherë edhe ish-ministër i Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Dritan Demiraj, më një shkrim argumentues në rrjetin social Facebook ka shkruar se a po e humb luftën Rusia në Ukrainë, dhe se nëse zgjatë edhe më shumë kjo përplasje ushtria ruse do të humb kredibilitetin.

- Advertisement -

Nëse veç edhe për afro një muaj zgjatë lufta ruso-ukrainase, atëherë Rusia do të humb autoritetin dhe kredibilitetin përballë faktorit ndërkombëtar.

“Së fundi, mendoj se është e pashmangshme që në rast se ky konflikt vazhdon edhe 3-4 javë për të cilin une dyshoj, ushtria ruse do të ket humbur përveç fytyrës përpara botës, mitin e pathyeshëm të ushtrisë Ruse, dy dekada modernizimi të ushtrisë, por me e rëndesishme gjysmën e makinerisë së luftës dhe të ushtarëve të tij, të cilën do ti duhet shumë kohë dhe para ti zëvendesojë”, ka shkruar ushtaraku shqiptarë.

Sipas Demirajt, Rusia tani më është në panik dhe po përdorë raketa të avancuara hipersonike, pasi që është raportuar se në përballje luftarake në teren forcat ruse kanë pësuar debakël.

- Advertisement -

“Në gjykimin tim këtë e pasqyron më së miri intensifikimi i përdorimit të armëve të fuqishme raketore, si raketa hipersonike, “Kinzhal”, e përdorur se fundi kundër depove të furnizimit në Ivano Frankivsk. Kjo raketë bashkë me raketën “Avangard”, konsiderohen si krenaria e armëve strategjike Ruse”, shkroi ai.

Më tutje ushtaraku i spikatur shqiptar veçon komponentët kyçe se kush po ia fiton luftën Ukrainës.

- Advertisement -

“Por kjo ndryshoi krejtësisht në momentin kur perëndimi dërgoi rreth 20.000 raketa moderne kundërajrore dhe kundërtanke, duke e detyruar Putinin tashmë të urdhërojë përdorimin e armëve shkatërruese si raketat hipersonike dhe termobarike TOS-1 dhe TOS-1A, të cilat janë duke u përdorur në shkelje të ligjeve ndërkombëtare të luftës duke shkaktuar vdekjen e shumë civilëve, objekteve civile madje edhe duke kryer gjenocid kundër popullsisë civile”, shkroi ish-ministri shqiptar.

Postimi plotë:

A PO E HUMBET PERFUNDIMISHT LUFTEN PUTINI? A PO E FITON LUFTEN UKRAINA?

Nderkohe qe lufta ne Ukraine ka kater jave qe po vazhdon me intensitet te pamenduar, çdo dite e me shume e gjithe bota po perjeton shkaterrimin e dhjetra njesive tankiste, te motorrizuara, mekanizuara, mjeteve te mbeshtetjes ajrore, helikoptereve te sulmit, mjeteve te mbeshtetjes logjistike, mjeteve te mbrojtjes kunderajrore, artilerise se rende dhe per me teper me shume se 10.000 ushtare te vrare dhe 20.000 te plagosur te ushtrise ruse.

Pergjate gjithe kesaj kohe, ushtria ruse nuk ka realizuar asnje nga objektivat e saj strategjike qe te marre nen kontroll kryeqytetin Kiev, por as objektivat shume te rendesishme ne qytetet bregdetare Mariupol dhe ne Odesa, madje ne disa raste kunder ofensiva e ushtrise ukrainase ka arritur qe te rimarre territoret e pushtuara nga ruset.

Njesite ruse po goditen pa meshire nga ushtria pa “eksperience” e Ukraines, duke mos shfaqur asnje taktike te qarte, komandim-kontroll, e paorganizuar, e pastervitur, e paushqyer, e pa mbeshtetur dhe pa moral per te vazhduar luften. Pamjet e dezertimeve te ushtareve ruse tregojne tashme se Putini eshte drejt deshtimit te plote.

Ne gjykimin tim kete e pasqyron me se miri intensifikimi i perdorimit te armeve te fuqishme raketore, si raketa hipersonike “Kinzhal, e perdorur se fundi kunder depove te furnizimit ne Ivano Frankvsk. Kjo rakete bashke me raketen “Avangard” konsiderohen si krenaria e armeve strategjike Ruse.

Duhet theksuar se perdorimi i kesaj rakete moderne, e cila ka shpejtesine 13 here me shpejte se shpejtesia e zerit, e afte ti shmanget sistemeve te mbrojtjes kunderajrore ose raketore, me fuqi goditese tre here me shume se raketa amerikane “Tomahawk”, e afte te perdore edhe koke nukleare, eshte shenja e qarte e deshperimit te Putin per humbjen e pashmangshme te kesaj lufte te padrejte.

Ne gjykimin tim, ai po kerkon ti dergoje nje mesazh te rendesishem NATOs dhe SHBA-ve, duke e ndryshuar strategjine e tij, duke e bere ate edhe me vdekjeprurese per popullin e Ukraines.
Strategjia ushtarake e Putinit ne fillim te luftes, ishte nxjerrja jashte funksionit dhe shkaterrimi i sistemeve kunderajrore dhe avioneve te Ukraines, me qellim kontrollin e plote te hapesires ajrore.

Por kjo ndryshoi krejtesisht ne momentin kur perendimi dergoi rreth 20.000 raketa moderne kunderajrore dhe kundertanke, duke e detyruar Putinin tashme te urdheroje perdorimin e armeve shkaterruese si raketat hipersonike dhe termobarike TOS-1 dhe TOS-1A, te cilat jane duke u perdorur ne shkelje te ligjeve nderkombetare te luftes duke shkaktuar vdekjen e shume civileve, objekteve civile madje edhe duke kryer genocid kunder popullsise civile.
Raketa “Kinzhal” per lexuesit eshte nje rakete hipersonike, e cila eshte ndertuar per te nxjerre jashte luftimit nje grup luftarak anijesh ose objektivash ushtarake dhe jo per lufte kunder qendrave te banuara.

Atehere natyrshem lind pyetja: Pse Putin po perdor arme kaq te rrezikshme, shkaterrimtare dhe vdekjeprurese?
A eshte kjo nje strategji qe ai po e ben vetem kunder rezistences se Ukraines, apo po kerkon te dergoje nje mesazh edhe per vendet e tjera si Polonia, Rumania, Moldova, Suedia, Finlanda, Norvegjia, etj qe ata te qendrojne jashte mbeshtetjes se rezistences se Ukraines?

Nderkohe, gjykoj se ne javet ne vazhdim ky konflikt po futet ne nje faze edhe me te rrezikshme, nderkohe qe strateget ruse po e keshillojne qe te vazhdoje nje fushate edhe me intensive bombardimi, duke perdorur arme edhe me te fuqishme strategjike, hipersonike, termobarike madje kane shkuar deri ne çmenduri, duke kerkuar edhe marrjen ne konsiderate te perdorimit te armeve nukleare taktike (per te cilat une besoj se behen ne kuader te luftes psikologjike dhe jo per perdorim real).

Ne gjykimin tim perdorimi nga ana e Putinit te ketyre armeve, behet me te vetmin qellim qe presidenti Zelenski te pranoje nje mareveshje ne termat me te favorshem per Putinin, duke e detyruar te pranoje sa me shpejt kushtet e tij, ne menyre qe ai te ruajte fytyren perpara popullit rus dhe aleateve te tij.

Por ne te te njejten kohe, ai po kerkon qe te dergoj nje mesazh gangsteresh te forte:”Mos u kruani më me mua”.
Se fundi, mendoj se eshte e pashmangshme qe ne rast se ky konflikt vazhdon edhe 3-4 jave per te cilin une dyshoj, ushtria ruse do te kete humbur perveç fytyres perpara botes, mitin e pathyeshem te ushtrise Ruse, dy dekada modernizimi te ushtrise, por me e rendesishme gjysmen e makinerise se luftes dhe te ushtareve te tij, te cilen do ti duhet shume kohe dhe para ti zevendesoje.

Dritan Demiraj, Ph.D. Ish komandant i Forcave Speciale.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit