-0.4 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Ushtaraku Shqiptaro-Amerikan jep alarmin: Albin Kurti në rrezik nga këta persona

Rekomandime

Ushtaraku Shqiptaro-Amerikan, Muharrem Maralusha, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ka informacione të sigurta se qarqe ekstremiste nga radhët e PDK-së të dala nga lufta e fundit, kanë biseduar që Albin Kurti nuk duhet të lejohet ta gëzoj pozitën e kryeministrit.

- Advertisement -

Maralusha gjithashtu i bën thirrje krerëve të PDK-së, që nëse kanë informacione lidhur më këtë, ta parandalojnë sa më parë një gjë të tillë.

“Unë të njëjtën ditë i lajmërova do individë për ketë lajm. Tash, po lajmëroj udhëheqësin e PDK-së me ketë postim, se në qoftë se kanë dijeni për këtë plan famëkeq – të bëjnë çmos që t’i ndalojnë këta persona që ja donë vetëm të zezën Kosovës”, ka shkruar ai në Facebook.

Ja shkrimi i tij në Facebook, pa ndërhyrje:

- Advertisement -

Një vërejtje për Extremistët e PDK’së.

Albin Kurti mundet me qenë në një rezik jete.

- Advertisement -

Të premten që kaloi (25 Tetor), një person që posedon informata të sigurta, më thiri në telefon dhe ma tërheqi vërejtjen se disa qarqe eksremiste nga rradhët e PDK’së të dalur nga lufta e fundit, kanë biseduar ndërmjet vete që Albin Kurti kur nuk duhet të lejohet ta gëzojë pozitën e Kryeministrit. Unë të njëjtën ditë i lajmërova disa individë për këtë lajm.

Tash, po lajmëroj udhëheqësinë e PDK’së me këtë postim, se në qoftë se kanë dijeni për këtë plan famëkeq – të bëjnë mos që t’i ndalojnë këta persona që ia duan vetëm të zezen. Kosovës. Këta individa nuk janë kurrfarë patriotash (edhe pse mendojnë të kundërtën). Në qoftë se ky lajm (apo vetëm fjalë e rrugëve) është i vërtetë, PDK-ja do të falsohet dhe do të vie deri te shkatërrimi i saj. Se as popullata e Kosovës apo ndërkombëtare nuk do të lejojnë një gjë të tillë të ndodhë. I drejtohem po ashtu kryesisë së PDK’së (sidomos Hashim Thait, Kadri Veselit, se në qoftë se janë në dijeni – duhet të dalin para mediave ta demantojnë një gjë të tillë, në qoftë se kjo hipotezë është e vërtetë dhe i dinë këta ekstremistë – duhet t’i lajmërojnë autoritetet duke i identifikuar këta individë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit