2.2 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Ushtarët e NATO’s i ofrohen kufirit të Rusisë, oficeri i ushtrisë ruse paralajmëron luftë të madhe

Rekomandime

Ushtrimet e NATO’s pranë kufirit të Rusisë kanë reflektuar rreth përgatitjeve të aleancës për konflikt ushtarak në shkallë të gjerë, sipas oficerit të lartë ushtarak të Rusisë, transmeton Gazeta Metro.

- Advertisement -

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Ruse, Gjenerali Valery Gerasimov tha në një takim se NATO ka rritur tensionet, dhe sigurinë përgjatë kufirit rus.

I pyetur nëse ushtria ruse sheh një kërcënim të mundshëm të luftës, Gerasimov tha se Moska sheh ”çdo parakusht për një luftë në shkallë më të gjerë”.
Ai tha se megjithë presionit perëndimor mbi Rusinë, mund të shkaktojë ”situata krize” që mund të dalin jashtë kontrollit dhe të provokojnë një konflikt ushtarak.

Gerasimov akuzoi se skenarët e aleancës në Evropën Lindore ”tregojnë për përgatitjen e qëllimshme të NATO’s për përfshirjen e trupave të saj në një konflikt ushtarak në shkallë të gjerë.

- Advertisement -

Lidhjet Rusi-Perëndim janë dobësuar aq shumë që nga Lufta e Ftohtë pas aneksimit të Moskës në Krime të Ukrainës, në vitin 2014. Moska ka shprehur vazhdimisht shqetësim për vendosjen e forcave të NATO’s në Baltik, dhe manovrat e aleancës pranë kufirit perëndimor të Rusisë.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov vuri në dukje se ”zgjerimi i vazhdueshëm i infrastrukturës ushtarake të NATO’s ngre shqetësimë për kufijtë tanë.”

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit