5.1 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Ushtarët rusë kundër Putinit: Shoku President, ju po gënjeni, na keni përdorur si ‘mish për top’

Rekomandime

5 ushtarë rus kanë ngritur akuza ndaj Vladimir Putinit dhe Rusisë duke thënë se janë përdorur “si mish për top”, në pushtimi ne Ukrainës.

- Advertisement -

Në një konferencë për shtyp të transmetuar në TV ukrainas, pesë ushtarë me fytyrë fëminore, thanë se mbrojtësit ukrainas e thyen kolonën e tyre “në hi” pasi mbetën vetëm pa ushqim dhe pa karburant për pesë ditë. Ata deklaruan se Putini i ka mashtruar për t’I dërguar në një luftë të pafitueshme.

“Ne duam të ndalojmë, duam t’i themi të vërtetën gjithë botës. Fëmijët po vdesin për asgjë,” Putini është gënjeshtar. Unë dua të shkoj në shtëpi, nuk dua të jem këtu, më vjen turp! Më falni.”– deklaroi njëri prej tyre.

“Ne jemi mish për topat, po vritemi nga avionët dhe artiIeria duke b0mbarduar qytete paqësore,” tha një ushtar tjetër.

- Advertisement -

“Shoku president i Rusisë, ju po gënjeni – me dëshirën tuaj ju kryeni krime të tilla këtu. Putin… e ke gabim, je fajtor. Unë kërkoj t’i jepet fund gjithë kësaj. Ju lutemi jepni urdhër të gjithë ushtarakëve të kthehen në shtëpi. Mendova se qeveria ishte e arsyeshme, por na hodhën si mish për top. Ky është faji i komandës kryesore.”- theksuan ata.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit