Mercenarët serbë vazhdojnë të kenë vëmendjen nga fronti i Iuftës në Ukrainë.
Kësaj radhe, ushtarët rusë me anë të një video në Telegram, ku shpalosin një flamur të përbashkët ruso-serb, kanë përshëndetur këta mercenarë.
“Një përshëndetje e madhe për vëllezërit tanë serbë nga patriotët rusë”, thotë një ushtarë rus me pseudonimin “Soroka”.
“Së bashku jemi të fortë”, dëgjohet në video një ushtarë tjetër me emrin “Burluk”.