1.2 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Ushtari amerikan tregon si të shpëtoni nëse jeni duke u mbytur në ujë

Rekomandime

Shumica prej nesh notojmë në ujë mjaft lehtë. Por, nganjëherë duhet të mendojmë “jashtë kutisë” dhe të vetëdijesohemi për situatat e ndryshme në të cilat mund të ndodhemi.

- Advertisement -

Clint Emerson është një ish-ushtar amerikan i cili ka shkruar një libër me 100 aftësi vitale që ai i mësoi në Ushtrinë Amerikane – të cilat do t’i ndihmonin çdo njeriu.

Clint në këtë libër tregon gjithashtu çfarë duhet të bëni nëse dikush tenton t’ju mbyt duke ju zhytur në ujë – qoftë edhe nëse jua lidh duart.

Ai shkruan: “Kur një ushtar kapet në territor armiqësor, shanset e mbijetesës janë të ulëta. Në vend që të merret në gjykim, ai ka gjasa “të zhduket” – prandaj ushtarët praktikantë ushtrohen duke pasur kufizime në duar dhe këmbë, si në ujë ashtu edhe në tokë.

- Advertisement -

I lidhur, i hedhur në ujërat e hapura dhe i lënë për t’u mbytur deri në vdekje, ushtari i trajnuar mirë ende ka nevojë për disa aftësi që e ndihmojnë atë të shpëtojë ose të zgjasë jetën, derisa të gjendet ose të arrijë terren solid”.

“Kur bëhet fjalë për vetë-ruajtjen në ujë, çelësi i mbijetesës është kontrolli i frymëmarrjes. Me mushkëri të mbushura me ajër, trupi i njeriut mbetet gjallë – frymëmarrjet e thella dhe të shpejta janë çelësi.

- Advertisement -

Paniku, i cili mund të çojë në hiperventilim, është armiku numër një i mbijetesës. Kufizimet dhe pozicioni i trupit mund ta bëjnë frymëmarrjen një sfidë, por rivendosja është gjithmonë zgjidhje.

Në ujërat e cekët, përdorni një qasje të fundosjes dhe kërcimit (shih diagramin më poshtë) për të udhëtuar drejt bregut, duke u rikthyer nga fundi i detit ose liqenit deri në sipërfaqe me një frymëmarrje.

Kur jeni me fytyrë poshtë, qoftë duke lundruar në vend apo duke përdorur një lëvizje të prapambetur për të notuar në breg, ushtari duhet të hapë shpinën e tij në mënyrë që të ngrejë kokën mbi ujë”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit