Më shumë se kurrë sot të gjitha shqiptarët dhe e gjitha bota po solidarizohen me Shqipërinë, pas tërmetit të sotëm.
Në ndihmë për nxjerrjen e qytetarëve që janë nën gërmadha, drejt Shqipërisë janë nisur në orët e para të mëngjesit të sotëm edhe Forcat e Sigurisë së Kosovës.
FSK janë angazhuar në misionet e shpëtimit në Durrës në Thumanë ku gjendja paraqitet më emergjente për shkak se kanë qenë më afër epiqendrës së tërmetit që goditi Shqipërinë. Gjendja deri më tani vijon të duket alarmante.
Aksioni vijon në qytetin e Durrësit ku rreth 16 persona dyshohet të jenë ende nën rrënoja në 9 objekte, ndërkohë që nuk dihet ende gjendja e tyre.
Ndërsa përmes një fotografie shohim një pjesëtar të FSK-së ku me qenin e tij hero është në mision për të shpëtuar jetë.