1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Ushtari rus tregon ‘taktikën e fshehtë ushtarake”, e pëson keq pasi godet veten me shishe të birrës

Rekomandime

Mungesa e trajnimeve, pajisjeve adekuate si dhe ajo e armëve moderne, ka bërë që rusët të jenë shpesh objekt talljeje.

E rasti më i fundit është i një burri që pretendon të jetë ushtar rus, i cili mëton të tregojë para kamerës një metodë që ai e quan stërvitje e fshehtë e pjesëtarëve elitarë.

- Advertisement -

Në fakt ai mban një shishe të birrës në dorë, me të cilën dëshiron të tregoj se edhe kur e godet dikush në kokë, mund të rezistojë dhe të vazhdojë luftën sikur të mos i ketë ndodhur asgjë.

Por ndodhë krejt e kundërta. Në momentin që e godet veten me shishe në kokë, rusi humb vetëdijen dhe rrëzohet në tokë.

Kjo nuk është hera e parë që rusët bëjnë sjellje të tilla, e shumë prej komentuesve pretendojnë se ai ishte i dehur.

- Advertisement -

Ushtarë të dehur rusë janë filmuar në rajone të ndryshme të Ukrainës, ku pasi janë zënë nga ukrainasit mezi arrinin të qëndronin në këmbët e tyre nga konsumimi i madh i alkoolit.

 

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit