3.1 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Ushtari ukrainas hedh në erë veten për ti ndaluar tanket ruse të kalonin urën

Rekomandime

Një ushtar ukrainas ka hedhur veten në erë, duke i sakrifikuar, vetëm që tanket ruse të mos e kalonin një urë lidhëse, e cila ishte edhe portë hyrëse në kryeqytetin ukrainas, Kiev.

Sipas raportimeve nga media Ukrainase Ukrinform nga epiqendra e Ukrainës, ku bombardimet dhe Iuftimt kanë filluar që në orët e para të mëngjesit, ura ishte e minuar dhe gati për t’u hedhur në erë. Mirëpo, një autokolonë ruse po kalonte mbi të dhe koha e mjaftueshme për ta shpërthyer në mënyrë të telekomanduar eksplozivin mungonte.

- Advertisement -

Pikërisht në atë çast, Vitaly Skakun, një ushtar i ri në moshë, thirri në radio njësinë e tij operative.

“Lamtumirë”, i tha ai vëllezërve të tij ushtarë dhe më pas, e aktivizoi eksplozivin në mënyrë manuale, duke hedhur urën në erë dhe duke i prerë rrugën autokolonës.

- Advertisement -

Qytetarët e Kievit e kanë glorifikuar menjëherë ushtarin, duke kënduar edhe kore me emrin e tij në rrugët e Kievit, i cili po kalon çaste shumë tensionuese dhe po përballet me përpjekjet në pushtim.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit