3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Ushtria e Kosovës mbush një vit, helikopterët po vijnë

Rekomandime

Për punën e ushtarëve të Kosovës në Shqipëri u fol shumë.

- Advertisement -

Fjalët më të mira u zgjodhën pas operacionit që zhvilluan atje pas tërmetit në Shqipëri.

Bile pajisjet që kishin me vete arritën të shpëtonin shumë jetë njerëzish.

Por këtyre të fundit po iu mungon një mjet transportues që do t’ua mundësonte të shkonin edhe më shpejt në Shqipëri.

- Advertisement -

Forca e Sigurisë së Kosovës, pavarësisht që ka krijuar njësitin e helikopterëve po vazhdon të mos ketë këtë fluturake.

“Pajisja e FSK-së me helikopterë do të bëhet sipas planifikimit gjithëpërfshirës të tranzicionit dhe do të jetë në përputhje me misionin që ka, i cili është i përcaktuar nga ligjet në fuqi”, thonë nga Ministria e Mbrojtjes

- Advertisement -

E kjo forcë ushtarake pritet të pajisjet me helikopterë në 3 vitet e fundit të tranzicionit.

Por, pa një pajisje të tillë janë edhe Policia e Kosovës.

Edhe pse Ministra e Punëve të Brendshme kishin nisur punimet për blerjen e këtyre mjeteve fluturuese vendet e rajonit tashmë i kanë.

Punën e këtij grupi punues ishte interesuar ta dijë edhe kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj përgjegjësia e të cilit ishte edhe të merrej me themelimin e kësaj njësie.

E ky grup punues kishte rekomanduar tri pika kyçe në mënyrë që të vazhdohet të punohet tutje.

“Grupi Punues i ka rekomanduar që pas marrjes së vendimit nga Kryeministri për Themelimin e Njësisë se Helikopterëve, te themelohet Grupi punues për punë të mëtejshme:

– Plotësim – ndryshimin e Rregullores nr. 01/2012 te MPB-se

– Hartimin dhe miratimin e listës se prioriteteve mbi përdorimin e Helikopterëve nga agjenicionet relevante;

– Identifikimin e kapaciteteve aktuale ( pilot dhe teknik të aviacionit) në nivel vendi si dhe dërgimi i tyre për trajnim, shkollim dhe ri- licencim dhe kualifikim”

Në ndërkohë njohësit e fushës së sigurisë në vend thonë se FSK tashmë duhet të ketë helikopterët e tyre.

Sipas Nuredin Ibishit, në kushtet financiare që i ka Kosova, institucionet si ai i policisë e emergjencave mund ta përdorin helikopterët e përbashkët.

Faza e tranzicionit të FSK-së në ushtri është paraparë të zgjasë 10 vjet.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit