-0.5 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Ushtria e Ukrainës ekzekuton edhe kolonelin e brigadës 56 të parashutistëve rus

Rekomandime

Sipas raporteve të mediave ukrainase edhe një komandant nga armata ruse ka vdekur në betejë me ukrainasit.

Sipas raportit të një media ruse ka rënë në betejë në Ukrainë oficeri rus Yuri Argakov.

- Advertisement -

Koloneli Argakov ka komanduar Brigadën e 56 Sulmuese të Parashutistëve të ushtrisë së Rusisë.

Në raporte të deritanishme nga fronti këto brigada desantësh të armatës ruse e kishin pësuar më së keqi, posaçërisht në ditët e para të ofensivës në Ukrainë, pasi iu dështoi plani i pushtimit të dy aeroporteve në Kiev.

Aeroportet në qarkun e Kiev, ai në Hostomel dhe Antonov, ishin pushtuar që në ditën e parë të sulmit nga parashutistët rus por ishin humbur pas një beteje të vështirë me njësitet speciale Alpha të ushtrisë së Ukrainës që në ditën e dytë.

- Advertisement -

Vetëm në Hostomel ishin vrarë së paku 150 ushtarë parashutistë elitë rus me 26 shkurt që po e mbanin aeroportin deri në arritje të përforcimeve. Pritën kot pasi Hostomel ende është në kontrollin e Ukrainasve.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit