1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Ushtria shqiptare i bashkohet stërvitjes “Anadolu 21”, Kosova merr pjesë si vëzhguese

Rekomandime

Shqipëria i është bashkuar stërvitjes ushtarake “Anadolu 21” e cila ka nisur më 28 qershor.

Në këtë stërvitje marrin pjesë shtete si Turqia, Azerbaxhani, Katari, Kazakistani, Pakistani dhe Uzbekistani.

- Advertisement -

Në këtë stërvitje marrin pjesë si vëzhgues edhe Kosova me Mongolinë. Organizator i kësaj stërviste janë Forcat Speciale të Shtabit të Përgjithshëm të Turqisë.

Ajo zhvillohet në Ankara dhe sipas Ministrisë së Mbrojtjes turke, qëllimi është zhvillimi i miqësisë, bashkëpunimi dhe koordinimi ndërmjet elementëve të Forcave Speciale, për të ndarë informacionin dhe përvojën reciproke si dhe zhvillimin e aftësisë për të kryer operacione së bashku.

Kjo stërvitje vjen pas asaj të “Defender 21” e organizuar nga NATO dy muajt e fundit që u zhvillua në pjesën më të madhe në territorin shqiptar./Euronews Albania

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit