1.7 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Vajza 23-vjeçare gjen në shtëpi mamanë, veprimet e saj e habisin, por mbi të ishte i dashuri

Rekomandime

E kam kapur nënën time duke bërë se.ks me të dashurin tim në shtrat.

Ata ishin mbi njëri-tjetrin, por unë kam qenë shumë e tronditur sa nuk kam mundur t’iu them asgjë atyre.

- Advertisement -

Mendova se kisha një lidhje të mirë me të dashurin tim.

Ne u lidhëm gjashtë muaj më parë. Unë jam 23 vjeçare dhe shpejt u dashurova me të dhe isha shumë e lumtur.

Ai është 27 vjeçar.

- Advertisement -

Katër muaj më parë, vura re se mamaja ime kishte ndryshuar.

Ajo kishte shkuar në një klub për humbje peshe dhe humbi shumë peshë.

- Advertisement -

Ajo filloi të mbante funde të shkurtra dhe bluza po ashtu të shkurtra.

Ndryshoi stilin e saj të flokëve dhe grimohej më shumë se zakonisht.

Ishte pothuajse si një grua e re. Kohët e fundit mbajtëm festën e ditëlindjes së 50-të të babait tim në një hotel.

Mamaja ime është 45 vjeçe dhe ajo dukej e mrekullueshme atë mbrëmje.

I dashuri im erdhi me mua dhe ne patëm një kohë të shkëlqyer.

Babai im kishte marrë shumë pije me vete kur u kthyem në shtëpi, mamaja ime u vendos në shtratin e dhomës tjetër që ishte e lirë, sepse tha se nuk mund të qëndronte me neve gjithë natën.

Ne pimë disa pije më shumë, biseduam për një kohë, pastaj të gjithë shkuam në shtrat.

U zgjova në mes të natës dhe kuptova se i dashuri im nuk ishte në shtrat me mua.

Mendova se ai duhet të kishte zbritur në katin e poshtëm për të marrë një gotë me ujë dhe shkova ta gjeja.

Dëgjova zhurma që vinin nga dhoma e gjumit të nënës sime dhe e hapa derën. Mamaja ime dhe i dashuri im ishin në shtrat së bashku dhe ishte e qartë se çfarë po bënin.

Ndihesha e lodhur dhe nuk mund të thoja asgjë.

Pastaj u ktheva në shtratin tim.

Ai e kishte lënë telefonin e tij pranë krevatit dhe vendosa të shihja se çfarë tjetër po bënte.

Tekstet mes tij dhe nënës sime treguan se ata ishin lidhur me javë.

I tregova motrës time më të madhe të nesërmen dhe ajo tha se kishte vënë re se ata ishin bashkë, por mendonin se ishte vetëm mamaja jonë, që po shijonte imazhin e saj të ri.

Unë nuk mund të besoj se ata ma kanë bërë këtë gjë mua. Jam e lënduar për veten time dhe babanë tim.

Ai do të zemërohet keq kur ta kuptojë për lidhjen e nënës me të dashurin tim.

U ndjeva keq gjatë gjithë Krishtlindjeve.

Gjithkush më pyeti se çfarë po ndodhte me mua, por unë nuk e di se si t’ia bëjë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit