4.5 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Vajza e Ismail Kadaresë zgjidhet zv.presidente e Asamblesë së Përgjithshme në OKB

Rekomandime

Shqipëria është zgjedhur për rolin e zv/Presidentit për Sesionin e 75-të të Asamblesë së Përgjithshme në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB).

Këtë pozicion e merr ambasadorja e Shqipërisë në OKB, Besiana Kadare, e cila është vajza e shkrimtarit Ismail Kadare.

- Advertisement -

Lajmin e ka dhënë vetë ambasadorja Kadare përmes një postimi në rrjetet sociale. “Jam krenare të njoftoj se Shqipëria është zgjedhur Zëvendës Presidente e sesionit 75 të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara!

Është një nder i veçantë të shërbejë si Zv/Presidente e këtij sesioni historik dhe mezi pres të punoj me Ambasadorin Volkan Bozkir, Presidentin e sapozgjedhur të Asamblesë së Përgjithshme nga Turqia.

Ky është një privilegj i madh dhe përgjegjësi e jashtëzakonshme për t’i shërbyer vendit tim në këtë post të rëndësishëm, me një vëmendje të madhe në arenën ndërkombëtare.

- Advertisement -

Secili grup rajonal në OKB përfaqësohet me një Zëvendës President në Asamblenë e Përgjithshme. Shqipëria do të përfaqësojë Grupin e Evropës Lindore (anëtarët e EEG, përfshijnë Ballkanin, Evropën Lindore, Rusinë, Ukrainën, Bjellorusinë, Azerbajxhanin, Armeninë etj”, shkruan Kadare.

Sesioni i përvitshëm që mbahet në shtator, këtë radhë nuk do të sjellë udhëheqësit nga e gjithë bota, si ka qenë tradita e dekadave të fundit. Kjo për shkak të krizës së koronavirusit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit