Këngëtarja e njohur ka hapur arkivat e fotografive.
Një ndër emrat më të njohur të skenës muzikore shqiptare është edhe këngëtarja Remzie Osmani, transmeton lajmi.net.
Ajo së fundi ka hapur arkivat e fotografive, duke ndarë me ndjekësit një fotografi të shkrepur në vitet e ’90-ta.
Ashtu siç e përshkruan foton, këngëtarja ishte veshur me plot stil, teksa kishte edhe një stil më ndryshe të flokëve.
“20 vjeqe. Viti 91′, Edhe ne ishim plot stil po, shyqyr qe ska pas instagram e fb e kemi jetu realitetin”, ka shkruar Remzia.
Sa i përket projekteve muzikore, “O sa mirë” titullohet projekti i fundit muzikor nga Remzie Osmani, në bashkëpunim me vëllanë e saj, Nexhatin.