Secili nga ne mund të jetë provuar me mospatjen e mundësisë në udhëtime familjare për shkak të limitit të ulseve në veturë.
Por, një familje kosovare i ka bërë një zgjidhje alternative djalit të tyre.
Ata e kanë shtrirë fëmiun në pjesën e pasme të veturës, konkretisht hapësirën mbi bagazh.
Vetura e tipit Mercedes në lëvizje është parë në Sllatinë me fëmiun e shtrirë.
Ky gjest është rreptësisht i ndaluar me rregulla të komunikacionit ngase rrezikohet jetë e fëmiut, por edhe drejtimi i sigurt i shoferit të veturës./Indeksonline/