4.5 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Vaksina kundër COVID-19 e kompanisë Moderna siguron imunitet për të paktën 3 muaj

Rekomandime

Vaksina kundër COVID-19 e kompanisë Moderna, bën që sistemi imunitar i njeriut të prodhojë antitrupa të fuqishëm, që qëndrojnë për të paktën tre muaj, tregoi një studim i publikuar të enjten.

- Advertisement -

Testimet e kësaj vaksine kanë treguar se ajo është efektive 94 për qind.

Studiuesit në Institutin Kombëtar për Alergji dhe Sëmundje Infektive (NIAID) në SHBA, që ishin pjesë e zhvillimit të vaksinës, analizuan përgjigjen imune të 34 pjesëmarrësve të rritur, të rinj dhe të moshuar, nga faza e parë e studimit klinik.

Një studim i vaksinës i ka tre faza.

- Advertisement -

Ata thanë se antitrupat, të cilët ndalojnë virusin SARS-CoV-2 të pushtojë qelizat njerëzore, “ranë pak me kalimin e kohës, ashtu siç pritej, por ata mbetën në organizmin e të gjithë pjesëmarrësve, 3 muaj pas vaksinimit”.

Personat që kanë marrë pjesë në studim janë vaksinuar dy herë, me një diferencë kohore prej 28 ditësh. Edhe pse numri i antitrupave zbehet me kalimin e kohës, kjo nuk është domosdoshmërisht një arsye për shqetësim.

- Advertisement -

Drejtori i NIAID, Anthony Fauci, dhe ekspertë të tjerë, kanë thënë se ka shumë të ngjarë që sistemi imunitar të mbajë mend virusin, dhe nëse do të ekspozohet më vonë ndaj tij, mund të prodhojë antitrupa të rinj.

Studimi tregoi se vaksina aktivizoi një lloj të caktuar të qelizave imune, që duhet të ndihmojnë në të ashtuquajturën nxitje e kujtesës së sistemit imunitar, por vetëm një studim afatgjatë do të konfirmojë nëse do të jetë me të vërtetë kështu.

Vaksina Moderna do të rishikohet nga një komitet i Administratës së Ushqimit dhe Barnave (FDA) më 17 dhjetor, të cilët mund të japin dritën e gjelbër për aprovim emergjent dhe përdorim të menjëhershëm.

Derisa pandemia e koronavirusit po intensifikohet në pjesën më të madhe të botës, vendet po përpiqen të sigurojnë furnizime të mundshme të vaksinave dhe po përgatisin plane për veprimet e para që do të ndërmarrin në javët e ardhshme.

Shpresat janë të mëdha se vaksinat mund të jenë gati për përdorim para fundit të vitit, me dy vaksina kryesore – nga Moderna dhe BioNTech/Pfizer – që tashmë kanë kërkuar miratimin për përdorim emergjent në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit