1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Valbon Krasniqi thotë se Klinika Infektive do të dalë me një punim shkencor për pacientët që e kanë kaluar koronavirusin

Rekomandime

Klinika Infektive pritet të publikojë së shpejti punimin shkencor me teste rapide nga Izraeli. Ushtruesi i detyrës së drejtorit të SHSKUK-së, Valbon Krasniqi ka thënë se rezultatet e para të këtij hulumtimi janë inkurajuese.

Sipas hulumtimit të deritanishëm, ai thotë se në fund të shërimit përqindja më e lartë që kanë rezultuar pozitivë kanë krijuar imunitet, dhe kjo sa i përket pacientëve spitalorë.

- Advertisement -

Stafi i Klinikës Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës do të dal së shpejti me rezultate të hulumtimit për COVID-19 i cili ka nisur nga muaji maj, i bërë përmes testeve rapide, donacion nga Izraeli, raporton Zeri.info.

Ndonëse nuk është bërë ende finalizimi i këtij hulumtimi dhe statistikave, Krasniqi ka thënë se rezultatet e para të këtij hulumtimi janë inkurajuese.

“Nuk kemi arritur ende të bëjmë përpunimin final të statistikave, por kemi marrë për bazë të studimit 20 pacientë që në atë kohë kanë qenë të shtrirë në klinikën tonë dhe i kemi bërë teste rapid nga dy herë, në ditën e 10 ose 12 të sëmundjes për të parë nëse po formohen antitrupat e klasës IEM dhe pastaj në fund të shërimit kur kanë rezultuar negativë në testimin PCR”, ka thënë Krasniqi për Zërin.

- Advertisement -

Krasniqi ka bërë të ditur se në hulumtim është përfshirë edhe një grup tjetër i pacientëve prej 20 personave jashtëspitalorë të cilët kanë rezultuar pozitivë në strishon e grykës, por kanë e kaluar sëmundjen në forma të lehta ose asimptomatike, pra kanë qenë pacientë jashtëspitalorë.

“Dhe grupin e tretë të subjekteve në studim, i kemi pasur 20 punëtorë shëndetësorë të cilët kemi punuar në pjesën më të madhe që nga fillimi me pacientët COVID. Rezultatet e para janë inkurajuese. Nuk kemi bërë përpunimin final statistikor të këtyre rezultateve, por nga ajo që kemi parë në shumicën e personave që ne i kemi testuar mes ditës 10 dhe 14, kanë filluar të reagojnë me krijimin e antitrupave mbi 80 për qind e tyre”, ka thënë Krasniqi.

- Advertisement -

Ndërkohë, sipas hulumtimit ai tregon se në fund të shërimit po ashtu përqindja më e lartë që kanë rezultuar pozitivë kanë krijuar imunitet, dhe kjo sa i përket pacientëve spitalorë.

“Te pacientët jashtëspitalorë po ashtu kemi një përqindje relativisht të madhe që kanë reaguar me krijimin e antitrupave, ndërkohë tek stafi shëndetësor kemi një numër më të vogël që është edhe e pritshme, pra kemi një staf simbolik që ka rezultuar me prezencë të antitrupave dhe që nuk kanë pasur simptoma nëse kanë qenë të infektuar apo jo”, ka thënë Krasniqi, duke shtuar se janë në përfundim të këtij hulumtimi që do ta publikojnë shumë shpejt me rezultate finale.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit