1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Valdete Daka paralajmëron Presidenten Vjosa me ndjekje ligjore

Rekomandime

Raporti i vëzhguesit të Bashkimit Evropian për zgjedhjet e 17 tetorit, ka përmendur edhe vendimin e presidents Vjosa Osmani për shkarkimin e ish-kryetares së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka.

Në këtë raport është theksuar se vendimi i presidentes Osmani për të shkarkuar ish-kryesuesen e KQZ-së është marrë me 14 qershor katër vjet para skadimit të mandatit të saj të dytë dhe vetëm një ditë para shpalljes së zgjedhjeve lokale, duke thënë se ky vendim nuk është mbështetur në Ligjin për Zgjedhje të Përgjithshme.

- Advertisement -

“Vendimi i Presidentes së Kosovës për të shkarkuar ish-kryesuesen e KQZ-së së Valdete Daka, është marrë më 14 qershor katër vjet para skadimit të mandatit të saj të dytë dhe vetëm një ditë para shpalljes së zgjedhjeve lokale nuk mund të mbështetej në mënyrë adekuate as me arsyetimin e vendimit as nga bazat e shënuara të Ligjit për Zgjedhje te Përgjithshme”, thuhet në raportin e vëzhguesve të Bashkimit Evropian.

Lajmi.net ka kontaktuar ish-kryetaren e KQZ-së, Valdete Daka, e cila e pyetur nëse do t’i ndjekë rrugët ligjore lidhur me shkarkimin e saj nga pozita e Kryetares së Komisionit Zgjedhor ka thënë shkurt se do ta bëjë këtë.

“Natyrisht, për më shumë do të njoftoheni me kohë”, ka thënë shkurt Daka.

- Advertisement -

Vendimi për shkarkimin e Valdete Dakës nga pozita e kryetares së KQZ-së ishte marrë më 14 qershor të këtij viti nga presidentja Osmani, e cila e kishte arsyetuar vendimin duke thënë se Daka nuk ka arritur të jetë forcë e pavarur e polarizimeve politike dhe ka pamundësuar balancing e nevojshëm në organin e KQZ-së.

“Kryesuesja e KQZ-së, në shumë raste, nuk ka arritur të jetë forcë e pavarur ndaj polarizimeve politike kështu duke u pamundësuar balancin e nevojshëm në këtë organ. Në fakt, në disa raste, sjelljet e Kryesueses janë të njëjta me ato të disa përfaqësueseve të partive politike në KQZ. Rrjedhimisht, Kryesuesja, qoftë me veprim apo mosveprim, ka kontribuuar në përshkallëzimin e situatës gjatë mbledhjeve të këtij organi”, thuhej në arsyetim.

- Advertisement -

Kujtojmë se mandati shtatëvjeçar i Valdete Dakës do të përfundonte me rregull në vitin 2025, ndërsa ajo kishte udhëhequr këtë organ që nga qershori i vitit 2010.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit