Tre muaj në karantinë, një valltar i ri nga Greqia ka vendosur t’i shfrytëzojë më së miri duke mësuar e më pas kërcyer valle të njohura nga i gjithë rajoni i Ballkanit.
E këtu nuk ka pasur se si të mungonte Shqipëria, me vallet e shumta e të lashta sa vetë këto troje.
- Advertisement -
Kërcimtari grek Vasilis Petropoulos duket se ka patur mjaftueshëm kohë t’i studiojë e mësojë me detaje, jo pak por plot 22 valle shqiptare nga Çamëria, Kosova, Maqedonia deri te Arbëreshët e Italisë.