Gazetari Valon Syla ka thënë se kryeministrit i Kosovës, Albin Kurti nuk ka asnjë shok të ngushtë.
“Ai s’e ka asnjë shok të ngushtë prej shkollës fillore”, tha Syla.
Kjo deklaratë e tij erdhi pas një debati me avokatin Tomë Gashi, mbështeteës i Vetëvendosjes së Albin Kurtit I cili po e mbronte kryeministrin pas akuzës që sot i bëri ish-kryeministri dhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, Albin Kurtit kur nga foltorja e Kuvendit e pyeti atë:
“A je i rekrutum prej shërbimeve serbe gjatë kohës sa je mbajt në burg?. A mban Serbia diçka mbi ty që të mban peng? A është në rrezik Kosova prej teje si i rekrutum nga shërbimet serbe gjatë qëndrimit tënd në burg apo nga çlirimtarët që janë detyruar me mbajt pushkën në dorë”, pyeti Haradinaj.
Gashi tha se gjendja psiqike e Kurtit atëherë ka qenë e rënduar.