Gazetari dhe opinionisti, Valon Syla, e vlerësojë kryeministrin Albin Kurtin një person të shkathët dhe pa takt politik. Ai madje e ka cilësuar atë edhe si ‘rrapakali’ politik pas situatës që krijoi mbrëmë në lidhje me ndryshimin për Ligjin e zgjedhjeve.
Në orët e vona të mbrëmjes dje, ka dështuar propozimi i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) që shqyrtimi i Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme të bëhet me procedurë të përshpejtuar në Kuvendin e Kosovës.
Pas këtij dështimi në T7, gazetari Valon Syla e ka cilësuar kryeministrin Kurti si një person të shkathët dhe pa takt politik.
Ai madje tha se me veprimin e fundit, Kurti e tregoi fytyrën e tij të vërtetë.
“Albin Kurti tregoi fytyrën e vet të vërtetë, nëse mund të them në gjuhën popullore të një rrapakaIi politik”, është shprehur Syla.
Më poshtë keni deklaratën e tij.