-0.5 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Valon Syla e vazhdon “fërrkën” me Gani Gecin: Burrat s’kcejnë qyqek te oxhaku

Rekomandime

Ka vazhduar në distancë përplasja në mes të gazetarit Valon Syla dhe ish-deputetit Gani Geci.

- Advertisement -

Gani Geci së fundi publikoi një video në Facebook ku shihej duke vallëzuar ‘qyqek’ për të festuar lindjen e nipit. Një veprim i tillë, nuk është burrëor sipas Valon Sylës. Sipas tij, për të kërcyer janë kanagjegjet, ahengje këto në të cilat mblidhen vetëm gratë.

“Pe shoh një lajm që po kcehet nëpër oda. Burrat skcejnë qyqek te oxhaku. I keni perzi referencat me konagjegj….#albanogji #qyqek #ode #llaushë”, shkroi Syla në Facebook.

Javën e kaluar dyshja thanë fjaë të rënda për njëri-tjetrin. Fillimisht ishte gazetari që reagoi kundrejt deputetes Marigona Geci, vajza e Gecit, e cila foli për vrasjet në vend. Në krah vajzës i doli Geci.

- Advertisement -

Por sipas Sylës, dikush që ka babanë të dyshuar për dy vrasje, nuk do të duhej të fliste për një temë të tillë.

Reagim i menjëhershëm pati ardhë nga Geci i cili e quajti ‘zagar” gazetarin.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit