Gazetari Valon Syla ka folur sërish për mërgimtarët, ku kësaj radhe ka kritikuar ata duke thënë se kanë qef me i reklamu veturat.
Ai i ftuar në emisionin “TGIF” në T7 ka komentuar komentet negative të cilat i shkruajnë qytetarët në rrjetet sociale.
Syla duke komentuar një koment ku thuhet se i bën 17 orë rrugë duke vozitur për të ardhur në Kosovë, i ka reaguar se një gjë të tillë mund të bëni duke ardhur me aeroplan, mirëpo kanë dëshirë me i reklamu veturat.
“Muni me ardh me aeroplan, po keni qef me i reklamu kerrat kur vini në Kosovë, kjo është arsyeja se pse i bëni 17 orë, pra nuk i bëni prej neve”, është shprehur ai.
Këtë deklaratë të Valon Sylës mund ta ndiqni këtu: